Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” shkëlqen në turneun “Struga Open 2025” me 18 medalje

Picture of INA
INA

05/10/2025

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” shkëlqen në turneun “Struga Open 2025”

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën kombëtare të sportit, duke u renditur i dyti në plasmanin e përgjithshëm të turneut prestigjioz “Struga Open 2025”.

Në këtë garë morën pjesë 12 sportistë të klubit, të cilët arritën rezultate mbresëlënëse duke fituar gjithsej:
🏅 10 medalje të arta,
🥈 5 medalje të argjendta dhe
🥉 3 medalje të bronzta.

Ja edhe rezultatet individuale të garuesve:
• Ubejd Memishi 🥇🥇
• Oltion Aziri 🥉
• Jara Sulejmani 🥇🥉
• Erblin Demiri 🥈
• Sara Muadini 🥇🥈
• Ajan Muaremi 🥇🥇
• Dafina Demiri 🥈
• Azem Azemi 🥇🥈
• Rufat Rushiti 🥇
• Arbër Pajaziti 🥈🥉
• Bleart Memeti 🥇
• Mursel Misini 🥇

Ky rezultat e vendos klubin “Bashkimi 2002” si një ndër më të suksesshmit në këtë edicion të turneut, duke dëshmuar edhe njëherë nivelin e lartë të përgatitjes dhe përkushtimit të trajnerëve dhe garuesve të rinj.

“Këto suksese janë fryt i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe dashurisë për sportin. Jemi krenarë për secilin garues që dha maksimumin në tatami”, – u shpreh për medie përfaqësuesi i klubit, Mursel Misini. (INA)

TË FUNDIT

Bravo për Shqipërinë!

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Numërohen të gjitha votat në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati final

“Raporti”, Siljanovska: Vlerësimi i KE-së, politik

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË