Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova me tre garues në kampionatin evropian

INA
INA

11/11/2023

Ylli Bilall,Besart Mehmeti dhe Nezir Neziri nga Klubi i Karatesë “Bashkimi” në Kumanovë, sot u kualifikuan për kampionatin evropian 2024, që do mbahet në Gjeorgji, njofton agjencia e lajmeve INA.

Trajneri i Klubit, Mursel Misini shprehet tejet i kënaqur me këtë rezultat, me shpresën se do sjellin medalje të arta nga ky kompeticion ndërkombëtar me rëndësi të madhe.

Edhe stafi i Klubit Bashkimi  njoftoi për këtë sukses.

“Të nderuar miq, sot në garat Play off, garuesit e klubit tonë zhvilluan lufta shumë atraktive dhe me shumë klasë në sajë të të cilave tre prej tyre përmbushin normën dhe fitojnë të drejtën e reprezentimit të shtetit në Kampionatin evropian në Gjeorgji.

Nga katër garuesit pjesëmarrës ne Play off, tre prej tyre, gjegjësisht: Besart Memeti junior në kategorinë -55kg, Nezir Neziri junior në kategorinë + 76 kg dhe Ylli Bilalli U21 në kategorinë -67 kg do të jenë pjesëmarrësit në evropianin e ardhshëm, ndërsa, bashkë me ta, në Kampionatin ballkanik në Slloveni do të merr pjesë edhe garuesi ynë: Lorik Shabani kadet -52 kg, i cili sot në Play off u plasua i treti.

Me garuesit suksesshëm udhëhoqi trajneri prof. Mursel Misini, i cili, bashkë me gjithë stafin e klubit, mbeten tejet të kënaqur me këto rezultate, me shpresën që pas tyre, do të pasojnë medalje nga këto ngjarje ndërkombëtar me rëndësi të madhe.

Puna jonë e palodhshme i dha frytet e saj. Tani na mbeten përgatitjet intensive për në ballkanik dhe evropian. Besarti dhe Ylli deri më tani janë dëshmuar me rezultate në garat vendore dhe ndërkombëtare, prandaj besimi ynë kësaj rradhe është shumë i lartë.

Njëkohësisht lusim të gjithë ata që mund të na ndihmojnë financiarisht, i ftojmë që të bëhen pjesë e sukseseve tona.
Ju faleminderit paraprakisht!
Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim. (INA)

 

 

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ