Klubi i Karatesë ” Bashkimi2002″ nga Kumanova kërkon ndihmën e institucioneve dhe bizneseve për pjesëmarrjen në gara ballkanike.
“Të nderuar miq, sportdashës, biznesmen dhe shumë të tjerë ne si klub kemi kërkesë deri tek gjithë ju që të na ndihmoni financiarisht për 4 garuesit e K.K. “Bashkimit” nga Kumanova të cilët do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik i cili do të mbahet në Lublan të Sllovenisë nga data 17-19.11.2023.
LORIK SHABANI KADET -52 KG
BESART MEMETI JUNIOR -55 KG
NEZIR NEZIRI JUNIOR +76 KG
YLLI BILALLI U21 -67 KG
Çmimi për një garues që të jetë pjesmarrës në këtë kompeticion e arrinë shumën e 19 000 denarve. Të gjithë që keni dëshirë dhe mundësi për mbështetje është e mirseaedhur nga ana jonë.
Me respekt trajneri i klubit, prof Mursel Misini”, thuhet në njoftim. (INA)