Koalicionet e mbijetesës!

0

Nga Shemsi Syla

Zhurmën e madhe gjatë këtyre ditëve se AAK-ja po rritet; se do të shkojë e vetme në zgjedhje e sigurt në fitore, e fashiti sot koalicioni parazgjedhor me PSD-në.

Kështu, prej dy 12-shave që bashkë bëjnë 24, në fund të zgjedhjeve do të ndodhë shkrirja reale në numër 12.

Koalicioni AAK- PSD është koalicioni i parë parazgjedhor i mbijetesës politike. Diku pak para orës 24 në KQZ do të regjistrohet edhe një koalicion tjetër i mbijetesës.

E Lëvizja Vetëvendosje po bën thirrje për një koalicion të shpresës!