Koalicionet opozitare shqiptare do bëhen jo për ta mundur BDI-në, po luftë se cila parti opozitare do jetë më e fortë se tjetra

0

Sulejman Mehazi

Koalicionet opozitare shqiptare do bëhen jo për ta mundur BDI-në, po luftë se cila parti opozitare do jetë më e fortë se tjetra.

Tani më çdo gjë është e qartë me partitë opozitare, hapur shihet se lufta e tyre politike s’është për ta fituar Ali Ahmetin, po për të egzistuar, për të mbetur gjallë apo për të qene më të forte nga kundërshtarët opozitare politikë. Kush cila parti opozitare do jetë më e fortë se tjetra.
Koalicioni i parakohshëm e i palogjikshëm për popullatën shqiptare e bëri të vetën për të përçarë opozitën edhe më, tani partitë tjera opozitare: Besa, PDSH-ja, e RDK-ja janë të detyruar ta shpëtojnë veten duke koalicionuar jo ndërmjet veti, por edhe me partitë politike maqedonase. Paralajmërimi i parë koalicionues me LSDM-në maqedonase është Besa e Bilall Kasamit. Koalicioni i Besës me LSDM-në është i qëllimshëm jo për ta mundur BDI-në, por për të qenë më të fortë ndaj koalicionit ASH-Alternativa dhe për të hyrë direkt në qeverinë e ardhshme me LSDM-ne, në anën tjetër PDSH-ja e RDK-ja për t’iu ikur zhdukjes janë të detyruar të bashkëpunojnë në mes veti, jo vetem kaq, po s’është e çuditshme që këto parti të vogla t’i ruante edhe LSDM-ja duke ju dhënë infuzione kundër zhdukjes së tyre. Kështu që vota shqiptare do ndahet në tri drejtime:
1. Në drejtim të BDI-së;
2. Në drejtim të ASH-Alternativa dhe
3. Në drejtim të LSDM,-së.
Shtojcë: Ultimatumi 48 oreshe i Seles per te bere nje koalicion dy muajshe para zgjedhjeve ishte i qellimshem per te percare opoziten shqiptare ne RMV.