Koalicionet për zgjedhjet parlamentare të majit, shumë opsione në tavolinë!

INA
INA

15/01/2024

Partitë politike vazhdojnë me kalkulimet e tyre rreth kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por edhe për koalicioneve të mundshme.
Partia më e madhe në pushtet Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur procedurat për zgjedhjen e kandidatëve të saj.

“Procedurat janë në rrjedhë e sipër për ato procedura do të bisedohet në organet e partisë. Më me rëndësi është të përzgjidhet kandidati më i mire për president, kandidatët më të mere për deputet dhe të punohet maksimalisht që ky koncept i cili ka vizion të qartë se ka duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut, të ketë perspektivë të qartë për qytetarët dhe pritshmëri të qarta të qytetarëve, për dallim nga koncepti që e përfaqëson opozita e që nuk dini nëse dëshirojnë të shkojmë përpara drejtë BE-së ose do të kthehemi pras në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së”, tha Oliver Spasovski nga rradhët e LSDM-së, përcjell PRESSonline.al

Në anën tjetër, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski pretendon se ka parti të cilat janë të interesuara ti bashkëngjiten koalicionit që drejton kjo parti.

“Ka sinjale nga shumë parti që aktualisht janë në pushtet apo kanë qenë në pushtet që ti bashkëngjiten me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë komision, ashtu është procedura dhe në periudhën që vjen ky komision do të ketë takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni”, është shprehur kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell PRESSonline.al

Mickoski pret që partitë të cilat dëshirojnë ti bashkëngjiten koalicionit me partinë e tij, ta pranojnë programin e VMRO-DPMNE-së.

Në bllokun shqiptar zyrtarë të BDI-së kanë bërë të ditur se po punojnë për krijimin e një blloku evropian ku e kanë ftuar të bëhet pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët.

Por kjo e fundit ka marr ftesë edhe nga opozita shqiptare, por siç ka thënë kreu i kësaj partie, Arben Taravari, organet partiake ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit se si ASH do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

INFO

NA NDIQ