Koalicioni ASH – AA sot tubim në Kumanovë

0

Koalicioni ASH – AAA sot do të mbajë tubim qendror në Kumanovë. Sipas njoftimit të kësaj partie, gjatë orëve të paradites do të nis karvani nga Tanusha në ora 12, dhe vijon më pas në Sopot, Llopat dhe Rramanli, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në sheshin e Kumanovës.

Po ashtu mësohet se në këtë tubim pritet të jenë pjesëmarrës edhe udhëheqës të lartë të Levizjes Vetëvendosja.
Levizja Vetëvendosja prej fillimit të fushatës është duke përkrahur koalicionin ASH-AAA. Përkrahja është fuqizuar pas takimit në Prishtine mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi ku është konstatuar se dobësimi i strukturave të korruptuara politike shqiptare në Maqedoni, dobëson këto struktura edhe në Kosovë.