Koalicioni i Xhafer Tahirit me VV-në në Vushtrri “nervozon” LDK-në

Picture of INA
INA

20/10/2025

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit në mes kandidatit të tyre në Vushtrri, Xhafer Tahirit, me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Mehollit, për balotazhin e 9 nëntorit.LDK ka reaguar duke njoftuar anëtarësinë e saj dhe publikun e gjerë se “nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë”.“Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”- shkruan në reagimin e LDK-së.

Sipas reagimit të LDK-së, partia pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.“Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”- shkruan në reagim.Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mes të sheshit të Vushtrrisë nga kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli dhe ai i LDK-së, Xhafer Tahiri, në prani të liderit të LVV-së, Albin Kurti.Kurti tha për media se nga kjo marrëveshje presin që të punohet çdo orë dhe në interesin e qytetarëve.

Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë, por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët cilët do të bëjnë punë të mara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”- tha Kurti.Kurse, Xhafer Tahiri tha se kjo marrëveshje nuk u bë kundër askujt.“Në emër tim dhe degës së LDK, më lejoni të iu falënderoj për prezencën dhe të them që ky koalicion dhe marrëveshje nuk është kundër askujt, por për qytetin dhe qytetarët dhe duke qenë një besimtarë unë mendoj që e mira duhet me u kthy me të mirë. Në vitin 2017, LVV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri dhe sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje”- deklaroi Tahiri.Nga votat e përmbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka 45.33% apo 13,672 vota. Kurse, kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli 30.77% 9,281 vota. Xhafer Tahiri i LDK-së ka 19.81% apo 5,976 vota.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, kurse balotazhi do të mbahet më 9 nëntor.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË