Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”: Ky është raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut

Picture of ina-online
ina-online

09/11/2023

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” (LEN) ka vlerësuar se ky është raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut i këtij viti i publikuar nga Brukseli.

“Dje opinioni kishte mundësi të lexojë raportin e fundit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe të bindet edhe njëherë në atë që e ne e themi një kohë të gjatë – se kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE. Në kohën kur qytetarët e vendit tonë presin lajme të mira nga Brukseli, që edhe Maqedonia e Veriut ta zë hapin e hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Europian, është vetë Komisioni Europian që ka dhënë vlerësimin se Maqedonia e Veriut është shumë keq në pikëpamje të gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit”, theksoi deputetja Sadije Sadiku nga Alterntiva si pjesë e LEN.

Sipas, ky është lajm i trishtë për qytetarët e vendit tonë, edhe pse për ne nuk përbën lajm të ri.

“Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, porse është e zënë me bizneset e lojërave të fatit, si dhe rritjen e shkallës së korrupsionit. Natyrisht, pushteti gjithnjë ka pasur shpjegime se qëndrimi ynë është për shkak të oponencës politike, por kur disa ambasadorë të vendeve të BE-së dhe tash edhe vetë Komisioni Europian e pohon se Maqedonia e Veriut lë shumë për të dëshiruar në kuptim të pavarësisë së gjyqësorit, duke e theksuar edhe shkarkimin kontrovers të kryetares së Këshillit Gjyqësor, nuk ka si mos të konstatojmë se autori dhe fajtori i kësaj gjendjeje nuk është anonim. Është vetë qeveria e përbërë nga treshja LSDM-BDI-ASH ajo që, me veprimet e veta antieuropiane, e ka përforcuar këtë argument edhe për Komisionin Europian. Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” shpreh keqardhje që ka pasur të drejtë edhe kur kemi reaguar për mënyrën se si u bënë ndryshimet në Kodin Penal. Përkundër asaj se politikanët e pushtetit u përpoqën ta manipulojnë opinionin për këtë temë, Komisioni Europian ka konstatuar se mënyra se si është miratuar ky kod, pastaj ulja e dënimeve për vepra të caktuara penale dhe mundësia që me këto ndryshime të vjetrohen shumë lëndë të ngritura nga ish Prokuroria Speciale Publike, bie në kundërshtim me standardet e drejtësisë që i synon BE-ja. E kur jemi te vjetrimi i lëndëve të korrupsionit politik, nuk mund të mos e ndërmendim edhe propozimin tonë që gjatë ndryshimeve kushtetuese të sanksionohet me kushtetutë që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Megjithatë, kjo qeveri në vend që ta pranojë propozimin tonë, e ndryshoi Kodin Penal, me çka tash çdo ditë vjetrohen lëndët e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Sasho Mijallkovit dhe shpurës së kriminelëve të tjerë.
Duke gjykuar se ky është raporti më negativ që ka pasur Maqedonia e Veriut nga Bashkimi Europian, ne edhe një herë konstatojmë se kjo qeveri – që mendon vetëm për pushtetin dhe fare hiç për shtetin – është qeveria më antieuropiane pas vitit 2017-të dhe prandaj ajo duhet të delegjitimohet sa më shpejt që është e mundur. Ndryshe ajo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Sidoqoftë, kjo do të ndodhë – nëse jo më herët, sigurisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thekson Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”.(INA)

TË FUNDIT
7 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
7 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
9 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
9 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
10 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

ME TE LEXUARA

16 orë
Murtezani-Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për rrugën evropiane të RMV-së
9 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
16 orë
Është nxjerr trupi i 43-vjeçarit i cili u mbyt në Liqenin e Dojranit
7 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
21 orë
13 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
15 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë
7 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
20 orë
Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

INFO

NA NDIQ