Koalicioni VLEN: Drejtuesit e BDI-së gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe

Picture of INA
INA

26/04/2025

Koalicioni VLEN i ka vlerësuar njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Sipas koalicionit në pushtet, Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë.

Sipas VLEN-it, në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe dhe thirrje të mjerueshme për zgjedhje të parakohshme – vetëm për një qëllim për të shpëtuar veten, pasuritë e tyre dhe dosjet që çdo ditë po dalin në dritë.

Koalicioni VLEN

“Qytetarët e dinë fort mirë me kë kanë punë, me Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshishe për miqtë dhe rrethin e tij politik. Me Blerim Bexhetin, mjeshtrin e politikës “hidhja – futja”, që bashkë me Danella Arsovskën shndërruan Shkupin në një xhungël. Me të arratisurin Artan Grubi – që u fut në listën e zezë pasi e shpëtoi Sasho Mijallkovin nga burgu, duke hedhur edhe një tjetër njollë turpi mbi nderin e shqiptarëve. E mendoni vërtet se shqiptarët do t’ju besojnë përsëri?Ku i latë standardet ISO? A i përfunduat?A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për ato letra që askush s’ua ktheu? Populli e di: ju dini vetëm të gënjeni dhe të vidheni”

Sipas VLEN-it, të gjithë e mbajnë mend Dhomën 161 në Kuvend, ku i ashtuquajturi “Front Evropian” – BDI, u përul deri në fund, ofroi katër ministri dhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për të hyrë në Qeveri me VMRO-DPMNE-në në vend të VLEN-it.

“Sot, kur dosjet e korrupsionit po u shpërthejnë njëra pas tjetrës, BDI-ja kërkon një “shteg më të shkurtër” përmes krizave artificiale dhe kërcënimeve për bojkot të zgjedhjeve. Jo për shqiptarët. Jo për të ardhmen. Por për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale”, thekson koalicioni VLEN.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË