Kobra shqiptar, që as serbët, as rusët, as japonezët nuk i përballonin teknikës së tij, ka një mesazh!

Picture of Ina Online
Ina Online

03/07/2025

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988 Shaban Tërstena, tregon në pika të shkurtëra rrugën e suksesit.

Legjenda e mundjes, i njohur si Kobra shqiptar që as serbët, as rusët, as japonezët nuk i përballonin teknikës së tij, ka një mesazh të fuqishëm!, shkruan Bota Sot.

“Është një rrugë që nuk zgjidhet, por fitohet…

Jeta dhe suksesi nuk janë dhurata që vijnë lehtë.

Ato nuk janë rastësi. Janë një rrugëtim i gjatë e i ndërtuar me durim, qëndresë dhe shumë sakrifica.

Pas çdo medalje, pas çdo trofeu, pas çdo buzëqeshjeje në podium, fshihet një betejë e heshtur: net pa gjumë, dhimbje, zhgënjime por kurrë dorëzim.

Sepse rruga e vërtetë është ajo që fitohet me zemër, me djersë, me besim në Zot dhe në vetvete.

Sepse suksesi i vërtetë nuk qëndron në lavdi të përkohshme, por në themele të forta shpirtërore dhe në një vullnet që nuk thyhet kurrë.

Sot, edhe pas 40 vitesh, jam krenar që e shikoj dhomën time e cila është me plot kujtime që flasin më shumë se fjalët.

Jam i rrethuar nga medalje olimpike, mirënjohje nga mbarë bota, dhe kupa të panumërta. Titujt flasin vetë Sportisti më i mirë në Ballkan, në ish-Jugosllavi, në Maqedoni dhe në Kosovë dhe mbi të gjitha, ‘Kobra’ – sportisti i shekullit XX”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook./Bota Sot

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË