Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski dhe ekipi i prokurorëve i cili e udhëheqë hetimin në Prokurorinë Themelore të Koçanit lidhur me zjarrin në klubin “Puls”, sot do të mbajnë konferencë për mediat për procedurën e deritanishme në këtë lëndë dhe për vendimin e prokurorit publik.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi natën e 16 marsit, jetën e kanë humbur 62 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.