Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi që të komentojë qëndrimet e kryeprokurorit Lupço Kocevski, përcjell TV21. Tha se është e ndershme dhe e virtytshme Kocevski vetë të tërhiqet dhe me këtë ta shkurtojë procedurën që do të sjell deri te zgjedhja për pasardhësin e tij. Sipas Mickoskit, duhet të zgjidhet kryeprokuror i cili do të jetë luftëtar i pa kompromis me krimin dhe korrupsionin.
“Qartë tha Qeveria. Ai kishte mundësi të mjaftueshme për të lëvizur, për t’u dëshmuar si luftëtar i pa kompromis për drejtësi dhe kundër atyre rasteve ku kishte dyshime bazë për krim të bërë, por dukshëm kërkesa e justifikimeve dhe blerja e kohës janë tipar i dikujt i karakterit, kështu që ai kishte mjaftueshëm kohë për t’u dëshmuar, për fat të keq atë besim nuk e arsyetoi”, tha Hrsitijan Mickoski, kryeministër.