KOD: Lotaria shpenzon miliona euro për qira për kompani të afërta me BDI-në

ina-online
ina-online

06/11/2023

Emisioni Kod në TV Telma ka zbuluar skemën në bazë të cilave, Lotaria shtetërore ka marrë objekte me qira nga persona të afërt me krerët e BDI-së. E gjithë kjo me nënshkrimin e drejtorit Përparim Bajrami, i cili më parë ka punuar në kabinetin e zv/kryeministrit Artan Grubi.

Në mesin e këtyre objekteve është edhe e kompanisë Eurovia, e cila siç dihet është një nga financuesit kryesor të BDI-së, ndërsa rregullisht fituese e shumë tenderëve shtetërore.

Sipas Telmës, për hapësirën e lëshuar për Lotarinë e Maqedonisë, Eurovia do të inkasojë 3 500 euro në muaj, në 5 vitet e ardhshme.

Megjithatë hulumtimi i KOD nuk mbaron vetëm me Eurovia, por edhe me lokalin e marrë me qira në Vizbeg.

Ky lokal është në pronësi të kompanisë Hej, e cila është formuar më 2 shkurt të këtij viti, ndërsa nga 17 nëntori, pronar i kësaj kompanie bëhet Puko Petrol dhe djalë i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski.

Kjo kompani është e regjistruar në adresën “Aradhet e Partizanëve”, në të njëjtën ndërtesë, ku selinë e ka edhe kompania K.S.A e Kushtrim Smajllaj, dhëndri i Ali Ahmetit.
Që këtu shkruan Kod, kur të mblidhet mozaiku, paraqitet skema e plotë me personazhe nga eshaloni më i lartë i partisë- BDI, në qendër të së cilës është Lotaria Shtetërore.(INA)

  • Shiko emisionin e plotë KËTU

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ