KOD: Një furrë në qendër të Shkupit ka vjedhur rrymë sa një fshat i tërë (VIDEO)

Picture of INA
INA

23/09/2024

Lagja Debar Maallo, Qendra Tregtare, Leptokaria, Rruga “Maqedonia” në Shkup, Shirok Sokak në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë janë lokacionet ku është vërejtur vjedhje e rrymës përmes manipulimit të orëmatësit. Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë elektrike. Vetëm një furrë buke ka vjedhur energji elektrike sa një fshat i tërë.

Rreth 600 përdorues kanë vjedhur energji elektrike duke manipuluar një orëmatës që ngrin konsumin. Shumica prej tyre janë hotele, kafene, furra buke të njohura nga Shkupi dhe nga vendi, të vendosura në qendër të Shkupit, respektivisht në Debar Maallo, në rrugën Maqedonia, në Leptokaria në Shkup, në Shirok Sokak në Manastir dhe në vende të tjera atraktive në mbarë Maqedoninë. Vjedhjet e energjisë elektrike janë regjistruar nga sistemi EVN, i cili menjëherë reagon ndaj devijimeve të konsumit, pas së cilës ekipet e EVN-së kryejnë kontrolle në terren. Në një furrë buke është konstatuar se është vjedhur energjia elektrike sa harxhon mesatarisht një fshat i tërë. Me këtë lloj manipulimi të orëmatësit, ata jo vetëm që nuk regjistrojnë konsumin, por edhe e kthejnë mbrapa.

Ekipet e EVN-së dolën kanë dalur në terren dhe brenda një dite në një lokacion kanë bllokuar 10 orëmatës që tregonin gabime të mëdha dhe frekuenca shumë më të larta se zakonisht. Për shkak të kërcënimeve në terren, ekipet nga një qytet shpesh dërgohen në një tjetër. Këtyre pronarëve, përveç masave të tjera, u lëshuan fatura me vlerë të supozuar se sa do të shpenzonin. Për të gjithë autorët e vjedhjes së energjisë elektrike, EVN ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike, nga ku konfirmojnë se kallëzimet janë pranuar dhe janë duke u vepruar. Vjedhja e rrymës është vepër penale dhe është paraparë dënim me 5 vjet burg dhe gjobë për kompanitë nga 1500 deri në 15 mijë euro. Në vit regjistrohen rreth 350 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike. Më shumë në emisionin Kode të Tv Telmë në videon më poshtë:

Inxhinierët e EVN-së e dinë pa dalur nga zyra kur një konsumator vjedh energjinë elektrike duke manipuluar orëmatësin, transmeton “KOD” i TELMA-s. (Për më shumë LINK deri te “KOD” https://www.youtube.com/watch?v=qf_4RPZCASk)

Këta konsumatorë kanë marrë fatura prej disa qindra mijëra denarë, duke pasur parasysh se kanë bërë manipulime në matje, gjegjësisht ju është faturuar po aq sa do të kishin mundur të konsumojnë. Ata i kanë paguar faturat dhe kështu rryma ju është lidhur sërish. Shumica e vjedhësve kanë ndaluar së vjedhuri kur e kanë kuptuar se ishin zbuluar, por ka edhe disa prej tyre që kanë vazhduar si më parë. EVN-ja kundër këtyre kryesve ka ngritur kallëzim penal drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Publike.

Ekipet e kompanisë me anë të matësit mobil bëjnë matje të saktë të konsumit aktual dhe e krahasojnë me atë të raportuar. Matësi mobil tregon menjëherë se sa është gabimi i matjes, domethënë sa rrymë nuk mat orëmatësi, e për disa konsumatorë u tregua një gabim prej madje 99%. Me anë të kapëses përcaktohet se frekuenca e orëmatësit tregon disa qindra Hz në vend të 50 Hz.

Pajisja për manipulime të tilla është konfiskuar nga ekipet e EVN-së dhe është analizuar nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Rryma kalon nëpër orëmatës, por matet vetëm një pjesë e vogël.

TË FUNDIT
6 minuta
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
4 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
4 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
6 orë
“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit
7 orë
Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

ME TE LEXUARA

4 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
14 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
2 ditë
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK
4 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Marko Jakshiq

Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

VLEN Akademia Shqiptare e Shkencave

VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

INFO

NA NDIQ