Kodi i Etikës, shtohet nen kundër ngacmimit seksual në Parlament

Për herë të parë një ligj që ndalon ngacmimin seksual në Kuvend.

Vala botërore e denoncimeve per ngacmime seksuale, ka nxitur dhe Parlamentin e Shqipërisë ta ndalojë ligjërisht këtë lloj sjellje brenda ambienteve të tij. Bëhet fjalë për një klauzolë të re të shtuar në Kodin e Etikës dhe propozuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj. Por çfarë do të quhet ngacmim seksual?

Sipas Kodit të Etikës, deputetët nuk lejohet në vijnë në sallë të droguar ose të pirë, po ashtu as të përdorin celularin. Deklarata e tyre të pasurisë, së bashku me shpenzimet 2 mujore që Parlamenti ka bërë për secilin, do të botohen në faqen e Kuvendit.

Edhe pse quhet kod, Kodi Etikës është një ligj që mund të miratohet me shumicë të thjeshtë. Por mazhoranca dhe opozita duan ta miratojnë bashkarisht, për këtë arsye kanë negociuar prej javësh për të arritur një variant konsensual. Aktualisht është vetëm një nen që mban peng votimin./klanplus/a.m.