Ka përfunduar hartimi i Kodit të ri Penal, i cili është përkthyer në anglisht dhe i është dorëzuar për mendim Komisionit Evropian, njofton Ministria e Drejtësisë. Pas marrjes së mendimit nga KE, nëse nuk ka kundërshtime, Kodi Penal kalon në procedurë qeveritare, pas së cilës i përcillet Kuvendit. Në Kuvend Kodi Penal miratohet me shumicë të thjeshtë.
Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në vitin 2024, në kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023 kanë dobësuar kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke thënë se në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Njoftimet e qeverisë së re për “shpërbërjen” e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, KE në raport i vlerëson me shqetësim serioz, sepse do të cenonin pavarësinë e gjyqësorit dhe rekomandon forcimin e Këshillit Gjyqësor duke rishikuar kuadrin legjislativ, funksionalitetin e përgjithshëm në përputhje me rekomandimet e misionit të vlerësimit.
Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Për të përmirësuar performancën e KKPB-së, Prokurorisë Publike, qendrave hetimore dhe njësive të zbatimit të ligjit, KE vlerëson se ato duhet të marrin burime njerëzore dhe mbështetje financiare shtesë.
Ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, vlerëson KE, kanë dobësuar kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke thënë se vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare në vitin e ardhshëm.