Kodi Penal, ulet dënimi për abuzim seksual me fëmijët

INA
INA

27/09/2023

Kodi i ri Penal do t’i dënojë më pak personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 14 vjeçare. Ndonëse fokusi i ndryshime u vu tek zbutja e dënimeve për shpërdorim me detyrën zyrtare, ekspertët vlerësojnë se ulja e dënimeve për këtë kategori është alarmante.

Profesoresha Besa Kadriu gjatë intervistës në Alsat tha se këto ndryshime janë bërë pa një analizë të mirëfilltë profesionale juridike.

“Unë vlerësoj se kjo nuk ka një bazë të fortë profesionale dhe juridike. Kjo dëshmon jo seriozitetin dhe kjo nënkupton se krijohen ligje sa për sy e faqe. Vetëm dëgjohet thënia se duhet përshtatet ligjet me BE, por asgjë të mos ketë të bëjë me rrethanat faktike ose reale”, deklaroi Besa Kadriu, Profesoreshë.

Neni 188 i Kodit Penal do të dënojë personat që abuzojnë seksualisht më fëmijët e mitur me të paktën 8 vite burg. Kjo masë paraprakisht ishte për 50 për qind më e lartë, përkatësisht 12 vite burg.

Dispozitat lehtësojnë edhe dënimet për abuzuesit që veprën e kryejnë duke lënë për pasojë lëndime trupore ose akti i tyre shkakton vdekje tek viktimat e abuzimit, masë kjo e cila në Kodin e vjetër parashikon të paktën 15 vite burg deri në burg të përjetshëm.

Dispozitat e reja bien ndeshë me Konventën mbi të drejtat e fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 1989.

“Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese”, thuhet në nenin 3 të kësaj konvente. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Artan Grubi Izet Mexhiti

Mexhiti: Artan Grubi po luan kumar me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë

billkasami

Kasami: Ta bëjmë edhe Maqedoninë shtet shqiptar

spital-804x380-696x329

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

ukraine-sulm-2

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

IMG_6887

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

IMG_6886

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, ndërroi jetë vajza e ish-ministrit shqiptar

INFO

NA NDIQ