Koeman i hedh kunja Xavit për taktikat e lojës

Ronaldo Koeman ka hedhur fjalë ndaj ish-ekipit të tij, Barcelona, që ende sipas tij, janë duke jetuar në të kaluarën.

Koeman u shkarkua në tetor dhe u zëvendësua nga legjenda e klubit Xavi.

Koeman, i cili do të marrë përsipër ekipin kombëtar të Holandës, thotë se Barça ende jeton në të kaluarën dhe nuk është rritur nga mbështetja në futbollin e bazuar në posedim ‘tiki-taka’.

“Unë jam për dominimin të lojës”, tha ai për Esport3.

“Nëse luan me tre qendërmbrojtës dhe pesë mbrojtës, nuk mund të thuash se është një sistem mbrojtës”.

“Me këtë sistem për tre-katër muaj kemi luajtur ndeshjet më të mira të viteve të fundit, shembulli më i qartë ishte finalja kundër Athletic”.

“Barça jeton në të kaluarën, nga 4-3-3, nga ‘tiki-taka’. Futbolli ka ndryshuar. Tani është më i shpejtë, më fizik. Nuk mund të jetosh në të kaluarën”.