Koeman pritet të shkarkohet, zbulohen emrat e mundshëm për ta zëvendësuar atë te Barcelona

Barcelona e Koeman nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit spanjoll të mendojnë seriozisht për shkarkimin e tij pasi ekipi nuk është duke luajtur në nivelin që ata presin.

Disa pjesëtarë të bordit të katalunasve thuhet se kanë kërkuar shkarkimin e 58-vjeçarit sepse nuk e shohin si njeriu i duhur që të vendos skuadrën përpara.

Sipas Daily Mirror, do t’i kushtonte Barcelonës 10 milionë euro nëse vendosin ta lirojnë Koeman nga detyra.

Sipas mediave spanjolle, largimi i Koemanin është çështje ditësh dhe klubi ka tashmë disa emra në dispozicion për ta zëvendësur atë.

Në listë janë emra si: Xavi Hernandez, Andrea Pirlo, Marcelo Bielsa, Antonio Conte, Erik Ten Haag. Aktualisht emri më i përfolur për të pasuar holandezin është Xavi.