Koha e duhur t’i pini suplementet gjatë ditës

Shumë njerëz marrin një ose disa suplemente gjatë ditës për të plotësuar dietën e tyre. Por, a ka rëndësi koha kur i konsumoni? A ka ndonjë kohë të veçantë se kur duhet t’i pini? Sigurisht që po.

Ekspertët bien dakord me idenë se suplementet duhet të merren pothuajse në të njëjtën kohë, çdo ditë. Pra, ka rëndësi që të mos u ndryshoni orarin. Nga ana tjetër, me rëndësi të madhe është edhe absorbimi – pra thithja e tyre nga organizmi. Pra, nuk mjafton vetëm t’i vendosni në gojë dhe t’i pini.

Disa absorbohen më mirë kur merren me ushqim. Këto përfshijnë suplemente të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E dhe K.

Suplementet minerale si magnezi, zinku dhe kalciumi nuk absorbohen mirë kur merren së bashku. Ata luftojnë njëri-tjetrin, prandaj mos i pini të gjitha bashkë. Mund t’i merrni pas një vakti për të shmangur shqetësimet në stomak.

Vitaminat B, të cilat përfshijnë niacin, acid folik, tiamin dhe riboflavinë, përveç B6 dhe B12, sigurojnë energji pasi konsumohen. Për këtë arsye, do të ishte mirë që t’i pini në mëngjes.

Disa suplemente mund të ndërveprojnë me ilaçet, kështu që para se t’i bëni pjesë të rutinës suaj, konsultohuni paraprakisht me mjekun ose farmacistin.