Kohë lufte, Shqipëria hap thesin për blerje armatimesh

Picture of ina-online
ina-online

04/11/2023

Qeveria shqiptare ka një plan investimesh të reja në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 milionë euro, të cilat i shtohen planeve ekzistuese. Parashikohet zgjerimi i bazave ekzistuese dhe pajisja e helikopterëve me transponder me vlerë mbi 30 milionë euro.

Shqipëria pritet të shpenzojë qindramilionë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve në vijim, ndërsa koha gjatë së cilës vendi mund të kursente nga ky sektor për të investuar në zhvillimin ekonomik dhe social duket se ka mbaruar. Planifikimet për shpenzimet ushtarake të projekt-buxhetit të shtetit 2024, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, flasin për një rritje substanciale në shpenzime për baza ushtarake, armatime e municione si dhe blerje të sistemeve të kushtueshme të luftës ajrore, dronë nga Turqia dhe një sistem transponderi me vlerë mbi 30 milionë euro që duket se do të instalohen në helikopterët Blackhawk.

Një bazë modeste ushtarake në zonën e Bizës në malësinë e Tiranës pritet të kthehet në një kompleks me vlerë gati 15 milionë euro, ndërsa baza detare e Pashalimanit pritet investohet në ndërtim bankinash dhe thellim të basenit me vlerë afërsisht 5 milionë euro.

Investimet e reja të planifikuara në tavanet buxhetore të këtij viti vijnë krahas programit ekzistues të investimeve, të cilat përfshijnë blerjen e avionëve pa pilot me vlerë 75 milionë euro, program që ka nisur në vitin 2022 apo ndërtimi i një poligoni në Pajet me vlerë mbi 2 milionë euro.

Në total, programi i investimeve të mbrojtjes për periudhën 2022-2028 arrin në gati 800 milionë euro.

Për vitin 2024, Shqipëria pritet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 33 miliardë lekë (rreth 310 milionë euro), me një rritje të konsiderueshme prej 27% përkundrejt buxhetit 2023. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet e përgjithshme buxhetore pritet të rriten me vetëm 7.1%.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, shpenzimet për mbrojtjen vijojnë të mbeten ndjeshëm më poshtë se sa standardi i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), në të cilën Shqipëria bën pjesë që nga viti 2009. Shuma prej 33 miliardë lekësh e planifikuar për t’u shpenzuar në vitin 2024 përbëjnë vetëm 1.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, nga 2% e PBB-së që Shqipëria dhe vendet e tjera anëtare kanë rënë dakord të shpenzojnë për mbrojtjen në vitin 2006.

Në fakt, Shqipëria nuk e ka plotësuar këtë kuotë minimale asnjëherë në historinë e vet ndërsa shpenzimet për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të ulëta si përqindje e PBB-së. Në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kuotën minimale prej 2% të PBB-së, shpenzimet e mbrojtjes do të duhej të ishin gati 49 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të NATO-s, Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia janë mes vendeve anëtare të NATO-s që mbajnë shpenzime për mbrojtjen më të larta se sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Greqia kanë mbajtur prej shumë vitesh kuota të tilla të larta shpenzimesh ndërsa Polonia ka shtuar shpenzimet në mënyrë dramatike përgjatë dy viteve të fundit, veçanërisht si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Shqipëria ka një ushtri të vogël me një personel prej 6,600 vetësh, ushtria e pestë më e vogël mes vendeve anëtare pas Luksemburgut, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Slovenisë, duke mos llogaritur Islandën, vendin e vetëm anëtar të NATO-s që nuk ka ushtri.

Shtetet e Bashkuara me 1.34 milionë trupa dhe Turqia me 461 mijë janë vendet anëtare me ushtritë më të mëdha.

Llogaritjet e NATO-s tregojnë se sipas të dhënave të vitit 2023, Shqipëria është vendi anëtar me shpenzimet më të ulëta për frymë në sektorin e mbrojtjes. Mbrojtja i kushton këtë vit qytetarëve shqiptarë 93 dollarë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kushton 114 USD e në Malin e Zi, 151 USD. Mbrojtja u kushton amerikanëve 2,220 dollarë në vit, ndërsa norvegjezëve u kushton 1,339 dollarë. Vendet e mëdha si Gjermania apo Franca janë kritikuar prej vitesh për shpenzime të ulëta. Një qytetari gjerman mbrojtja i kushton 677 dollarë në vit ndërsa atij francez, 737 dollarë.

Shpenzimet për mbrojtjen kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë radikale në shumë vende që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, ngjarje që ndryshoi perceptimin për paqe, së paku sa i përket luftës konvencionale në kontinentin Evropian.(BIRN)

TË FUNDIT
34 minuta
Vdes një person në plazhin e Durrësit
6 orë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri
6 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
8 orë
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
1 ditë
Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

ME TE LEXUARA

6 orë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri
34 minuta
Vdes një person në plazhin e Durrësit
2 ditë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
1 ditë
Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang
1 ditë
Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

LEXO MË SHUMË

plazh bregdeti shqiptar

Vdes një person në plazhin e Durrësit

Spartak Ngjela

Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Kembim valutor euro dollar

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

shengjin velipoje

Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

ksamil sarande

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

policia shqiptare vrasje

Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri

ermal dredha

kryebashkiaku i Vlorës: Kjo është një luftë kundër turizmit shqiptar që e ka “burimin” diku gjetkë

edi rama

Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë

INFO

NA NDIQ