Kohezioni ekonomik dhe shoqëror në BE

Me qëllim që të përkrahet një zhvillim harmonik i tërësisë së Unionit, ky i fundit zhvillon dhe vazhdon një veprim të tijin , që synon në përforcimin e kohezionit ekonomik dhe shoqëror. Në veçanti, Bashkimi Evropian ka për qëllim të zvogëlojë pabarazitë ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, si dhe prapambetjen e rajoneve ose ishujve më pak të favorizuara, përfshirë këtu edhe zonat rurale, zonat e prekura nga tranzicioni industrial, rajonet të cilat vuajnë nga hendikepe të rënda natyrore dhe demografike. Në këtë kundërtën, mos intervenimi i BE-së në zhvillimin e këtyre rajoneve do të dëmtojë themelet e këtij organizmi, duke përfshirë tregun e saj të brendshëm dhe euro zonën, gjegjësisht monedhën euro. Në vitin 1971, këtë e kishte pohuar edhe vet komisioneri për politikat rajonale të BE-së, Albert Borschette. Sipas tij, Bashkimi monetar do të jetë i pamundur të zhvillohet dhe ekzistojë nëse kemi dallime apo disparitete të mëdha mes rajoneve të ndryshme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj edhe në këtë periudhë kohore, gjegjësisht në vitin 1974, krijohet fondi Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, i cili synonte hapjen e vendeve të reja të punës si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të BE-së.
Politika rajonale është shprehja e solidaritetit të BE-së me vendet dhe rajonet më pak të favorizuara , duke punuar përmes programeve të integruara për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve dhe të BE-së si një tërësi. Në mënyrë të veçantë, ai punon për të: sjellë të mirë në çdo rajon, për ti bërë ato më konkurruese, të krijojë më shumë vende të reja pune etj.
Fondet Strukturore dhe Fondi i Kohezionit janë pjesë e politikës strukturore të Komunitetit, që kanë për qëllim të ngushtojnë hapësirat e zhvillimit ndërmjet rajoneve dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian.
Fondet jepen të plota për përmbushjen e qëllimeve të kohezionit ekonomik dhe social. Buxheti i shpërndarë për politikën rajonale të Komunitetit për periudhën 2007- 2013, është 347 bilion euro, përfshirë 201 bilion euro për Fondin Evropian të Zhvillimit Rajonal, 76 bilion për Fondin Social Evropian dhe 70 bilion për

Fondin e Kohesionit.

Buxheti përfaqëson 35, 7 për qind të buxhetit të Unionit dhe kësisoj është njësia e dytë për nga madhësia në buxhet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pafavorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit.
Bashkimi Evropian përbëhet nga 271 rajone të cilat nuk janë njësojë të zhvilluara. Sipas të dhënave zyrtare të Bashkimit Evropian, 84 rajone me 155 milion banorë, konsiderohet si të varfra, ndërsa sipas planifikimeve financiare është paraparë që gjatë periudhës kohore 2007-13 mbeten 64 rajone të varfra me 120 milion banorë. Sipas kësaj për 6 vitet do të kemi 35 milion banorë të BE-së me të ardhura më të larta se më parë. Pra sipas kësaj strategjie parashihet rritje ekonomike prej 10 për qindte që konsiston me hapjen e 1.4 milion vendeve të reja të punës.
Me zgjerimin e Bashkimit Evropian është rritur edhe buxheti për fondet e kohezionit, sepse Buxheti i shpërndarë për politikën rajonale të Komunitetit për periudhën 2000- 2006 është 213 miliard euro, përfshirë 195 miliard euro për Fondet Strukturore dhe 18 miliard euro për Fondin e Kohezionit. Rritja e buxhetit konsiston me faktin se disa nga shtetet e reja anëtare kanë shumë rajone të varfra në të cilat kërkohet investime. E kemi rastin e Bullgarisë, për të cilën në periudhën 2007-2013 janë paraparë mbi 11 bilion euro. Ky shtet shpresonte se me paratë e fondeve evropiane menjëherë do të arrijë nivelin e mirëqenies së vendeve të tjera evropiane. Mirëpo praktika dëshmoi se Bullgaria nuk u tregua e aftë për krijimin e mekanizmave të domosdoshme për kontrollimin e fondeve evropiane.

Një nga detyrat kryesore në përvetësimin e mjeteve evropiane është të evidentohet rreziku për çdo program operativ. Është e domosdoshme të ketë kontroll mbi projektet e rrezikshme. Në të njëjtën kohë duhet të thjeshtësohen procedurat e kandidatimit.
Më e vështirë është, që një projekt të plotësohet dhe të raportohet. Problemi është në strukturimin e financimit të projektit. Krahas kësaj duhet të plotësohen një sërë kriteresh specifike nga ana e beneficientit. Si rezultat procedurat vështirësohen. Qëllimi është, që fondet evropiane të jenë në ndihmë të shteteve të zgjidhin problemet e tyre. Për shembull një pjesë prej parave të programit “Ambienti rrethues” iu lëshua Bullgarisë për ndërtimin e stacioneve filtruese të pastrimit të ujit në të gjitha vendbanimet me popullsi nga 10 mijë veta deri në vitin 2010, ndërsa në vendbanimet më të vogla deri në vitin 2014. Dhe në se Bullgaria nuk do të plotësojë ato angazhime, atëherë ajo nuk do të jetë në gjendje të përvetësojë 2 miliard euro në kuadrin e këtij programi. Sidoqoftë, Bullgarai deri më tani ka përfituar nga fondet e BE-së.
Po ashtu edhe Rumania. Ky shtet, Rumania ka përfituar nga fondet e BE në të dy periudhat para dhe pas aderimit. Para aderimit ky vend ballkanik ka përfituar nga fondet e para aderimit në një shumë që kap shifrën e 5 miliard eurove. Ndërsa, pas anëtarësimit,
në cilësinë e vendit anëtar të Bashkimit Europian, Rumania do të përfitojë nga fondet strukturore një shumë e cila kap shifrën e 17.3 miliard euro për periudhën 2007-2013. Nga kjo shumë, 5.7 miliard euro do t’i jepen në kuadrin e fondeve të kohezionit, 11.1 miliard për objektivin e konvergjencës dhe 404 milionë euro për përmbushjen e objektivit të bashkëpunimit territorial europian. Synon të promovojë kushte të favorshme për rritjen dhe një konvergjencë në kohë reale me shtetet anëtare të rajoneve më pak të zhvilluara.

Ndërkaq shtetet të cilat kanë statusin kandidatë marrin asistencën nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA.
Shtetet Anëtare ndjekim politikën e tyre ekonomike dhe e bashkërendojnë atë duke pasur si qëllim edhe arritjen e objektivave të parashikuara në Traktat. Hartimi dhe vënia në jetë e politikave dhe veprimeve të Bashkimit Evropian si dhe vënia në jetë e tregut të brendshëm, mbajnë parasysh objektivat e parashikuara në Nenin 174 dhe kontribuojnë në realizimin e tyre. Bashkimi mbështet, gjithashtu këtë realizim me anë të veprimit që ai ndërrmer nëpërmjet Fondeve Strukturore (Fondi Evropian Drejtimeve dhe Garancive Bujqësore, Seksioni i Drejtimeve, Fondi Social Evropian, Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal), nëpërmjet Bankës Europiane të investimeve dhe instrumenteve të tjerë financiar ekzistuese.
Komisioni, çdo tre vjet, i paraqet një raport Parlamentit Europian, Këshillit, Komitetit Ekonomik e Social, Komitetit të Rajoneve, në lidhje me zhvillimet e arritura në realizimin e kohezionit ekonomik dhe shoqëror dhe në lidhje me mënyrën se si mjetet e ndryshme të parashikuara nga ky Nen kanë kontribuar në këtë drejtim. Ky raport, në qoftë se është rasti shoqërohet me propozimet e nevojshme.
Në qoftëse veprime të posaçme shihen si të nevojshme jashtë fondeve, dhe kur nuk paragjykojmë masat e vendosura në kuadrin e politikave të tjera të Unionit, këto veprime mund të miratohen nga Këshilli me unanimitet, mbi bazën e propozimit të Komisionit dhe pas këshillimit me Parlamentin Evropian, Komitetit Ekonomik e Social dhe me Komitetin e Rajoneve.

Bashkimi Europian ka grante të disponueshme për pothuajse të gjitha politikat e çdo fushe: arsim, shëndetësi, politika rinore, demokraci dhe të drejtat e njeriut, zhvillim rural, konservimi dhe mjedisi, inovacionet dhe teknologjia, tregu i punës apo çështje të ndryshme dhe veprime rinore, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Disa nga këto grante (afërsisht 76%), si Fondet Strukturore (për çështjet sociale, zhvillimin rural, peshkimin, etj) janë programe shumë të mëdha të cilat menaxhohen nga agjenci të specializuara të vendeve anëtare. Afërsisht 22% e të ashtuquajturave grante të Komunitetit menaxhohen në mënyrë të centralizuar nga Komisioni Europian në Bruksel. Të gjitha këto grante përbëjnë një rishpërndarje të parave që i janë paguar më parë BE-së nga shtetet anëtare dhe shërbejnë si një lehtësi më tepër për të ndihmuar në zbatimin e politikave të Bashkimit Europian në ato fusha ku ai ka fuqi veprimi. Grantet janë pjesë e programeve shumëvjeçare, me prioritete që mund të ndryshojnë brenda asaj periudhe. Si rregull, çdo vit bëhet një thirrje për projekt propozime në një fushë specifike.(M.P/INA)