Kokëfortësia e liderëve politik shqiptar, mungesë e debateve publike “ballë për ballë” në media!

0

Bexhet Musliu

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kurrësesi të ndryshon qasjen sa i përket demokratizimit të sistemit politik dhe sjelljen politike të liderëve partiak. Kokëfortësia e liderëve partiak ka bërë që ata të mos ulen e të diskutojnë çështjet e rëndëishme me interes kombëtar. Duelet televizive ndërmjet liderëve partiak në 20 vitet e fundit thuajse nuk kanë ndodhur aspak, duke bërë kështu që mos të ketë edhe ide të reja nga të cilat populli do të bëjë orientimin e tij të duhur.

Debati Xhaferi – Ahmeti! Debati i vetëm që mbahet mend te populli shqiptar në Maqedoni ndërmjet liderëve partiak është ai i zhvilluar ndërmjet kryetarit historik të PDSH-së, të ndjerit Arbër Xhaferi dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në mars të vitit 2005 në emisionin “Duel” të Televizionit publik të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe (TVM2). Ky debat mbahet mend përshkak se për herë të parë dy liderët e dy forcave më të mëdha politike i dhanë argumentet e tyre për synimet politike të çdonjërit subjekt, por njëherësh dhanë edhe mesazhin e bashkimit dhe mospërçarjes tek populli, duke ia shtrirë dorën e korrektësisë në luftën e ideve dhe programeve politike.

Nga ajo kohë e deri më tani, gati se 15 vite të kaluara, nuk ka ndodhur më asnjëherë që lideri aktual Ali Ahmeti të debatojë publikisht me ndonjë nga liderët e partive politike. Takimet mes liderëve partiak kanë ndodhur në evnte të ndryshme, ose për qallime të caktuara, e që çdoherë është dashur një ndërmjetësues ose nga Shqipëria ose nga Kosova. Zaev – Mickovski, debate për interesa shtetërore Zoran Zaev, edhe pse në pozitën e një kryeministri të vendit ka pranaur të dalë në debat televiziv me kryetarin e opozitës, Hristijan Mickovski në mars të vitit 2019.