Kolegji ISPE mbështetje të fuqishme nga shteti i Finlandës

0

Avni Mazrreku

Gjatë vizitës së delagacionit të Kolegjit ISPE në Finlandë, të cilin e kryesova unë, patëm rastin të takohemi me Kryetaren e Parlamentit Finlandez, shkëlqësinë e saj zonjën Paula Risikko. Personaliteti i dytë më i rëndësishëm në shtetin e Finladës.

Gjatë këtij takimi shumë miqësor morrëm mbështetjen e plotë nga shkëlqësia e saj se bashkëpunimet e filluara tashmë midis Kolegjit ISPE dhe Institucioneve Universitare jo vetëm të Finladës do t’a kenë mbështetjen e plotë të shtetit Finlandez.
Shteti i Finlandës, ka mbeshtetur Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme është shteti që ka sistemin më të avancuar arsimor dhe tani duke e mbështetur Kolegjin ISPE në bashkëpunimet e tij me instucionet universitare Finlandeze kontribuon esencialisht në avancimin e sistemit tonë arsimor.
Ndërsa ne jemi krenar që në bashkëpunim me Finladezët, do të ofrojm programet më të avancuara universitare.

Falemnderit, shtetit të Finlandës!