Kolla e keqe, nga sot rregulla të reja nëpër çerdhe

INA
INA

18/03/2024

Nga sot, çerdhet e vendit do t’i rihapin dyert për fëmijët e imunizuar me tre doza të vaksinës DI-Te-Per por me kusht që dozën e katërt të vaksinës fëmijët ta marrin pas gjashtë muajsh. Ky është vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që tashmë dritë jeshile mori edhe nga ministri I Shëndetësisë, Ilir Demiri. Ndërkohë, mjekët pediatër kujtojnë prindërit se mundësia që u jepet për ti vaksinuar fëmijët duhet të merret seriozisht dhe jo të shpërfillet pas pranimit të fëmijëve në çerdhe.

“Disi numrat janë ende në lëvizje, herë kanë prirje rritëse e herë janë status quo. Presim që prindërit mos t’i harrojnë të gjitha ato momente që mos vaksinimi i sjellë te fëmijët e tyre, respektivisht kultura shëndetësore duhet të vazhdojë të ekzistojë. Vëmendja duhet t’i kushtohet shëndetit dhe vetëm shëndetit të popullatës më të re, pra të ardhmes sonë, fëmijëve”, tha Angellço Andonovski, mjek pediatër.

Mjeku pediatër, Angellço Andonovski gjithashtu rekomandon prindërit që parа çdo vaksinimi fëmijëve tu bëhen kontrollet e duhura. Sipas Andonovskit, asnjë fëmijë nuk duhet t’i drejtohet pikës së vaksinimit në rast se nuk është i shëndetshëm plotësisht.

“Fëmija, para se të vaksinohet duhet të jetë i kontrolluar nga mjeku i tij amë dhe duhet të konfirmohet gjendja e tij shëndetësore. Vaksinimi lejohet vetëm te fëmijët të cilët vërtet janë të shëndetshëm dhe me gjendje të përgjithshme shëndetësore dhe kondicion. Në rast se dyshojmë për shëndetin e fëmijës patjetër ta konsultojmë mjekun amë”, shtoi Angellço Andonovski, mjek pediatër.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive tashmë kanë bëtë të ditur se sipas verifikimit të kartonëve të vaksinimit, në Shkup rreth 50 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore nuk janë të vaksinuar ose janë të vaksinuar pjesërisht. Krahasuar me Shkupin, situatë më e mirë paraqitet nëpër qytetet tjera me përfshirje mbi 95 për qind të fëmijëve.

43 raste të reja me kollën e keqe janë regjistruar në periudhën 8-14 mars, që është një rënie prej 14 për qind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Përsëri, numri më i madh i rasteve është raportuar në Shkup, 39. Mosha e pacientëve është nga 0 deri në 40 vjeç, ndërsa më të shumtët janë fëmijët nga 10 deri në 14 vjeç. Deri më 14 mars në vend janë regjistruar 216 raste me kollë të mirë. Prej tyre, 88 për qind ose 190 pacientë jetojnë në Shkup, ndërsa pjesa tjetër janë nga 14 komuna të ndryshme të vendit./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ