Kolona automjetesh presin për të hyrë në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc dhe për të dalë për në Greqi në vendkalimin kufitar Bogorodicë.
Sipas të dhënave të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, pritjet në Tabanoc janë mbi 30 minuta, por në Bogorodicë edhe më shumë.
“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar. Në PK Tabanovce për hyrje në vend dhe GP Bogorodica për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pjesën tjetër të vendkalimeve kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton AMLM. (INA)