Kthimi i mërgimtarëve drejt vendeve europerëndimore pas pushimeve në vendlindje ka rritur sërish fluksin nëpër pikat kufitare.
Një situatë kaosi dhe tollovie me pritje të gjata, nga orët e mëngjesit po ndodhë në pikën kufitare Tabanoc, në dalje të Maqedonisë.
Lidhur me këtë situatë të krijuar janë përgjigjur nga Ministria e Brendshme në një prononcim për Tv21. Nga kjo ministri theksojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe janë hapur të gjitha korsit për të evituar tollovinë dhe radhët e gjata, pas fluksit të madh të makinave.
“MPB po monitoron vazhdimisht gjendjen e të gjitha pikave kufitare dhe në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid 19 zbaton kontrollet e nevojshme për hyrje dhe dalje nga vendi. Edhe sot, duke pasur parasysh frekuencën e madhe të automjeteve, konkretisht në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e Serbisë, janë vënë në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi, 6 korsi për qarkullim të udhëtarëve, dy për autobusë dhe dy për qarkullim të mallrave”, thonë nga kjo ministri për TV21.
Ky trend i radhëve të gjata po ndodhë si zakonisht në këtë periudhë të pushimeve dimërore, por edhe gjatë verës. (INA)