Kingsli Koman ka vendosur të largohet nga Bajern Munihu dhe mënjëherë është lidhur me klube të njohura si Arsenali, Barcelona dhe Man. Siti.
“L’Equipe” shkruan se Koman është në mesin e atyre që fitojnë shumë dhe klubi u ka kërkuar të largohen, ai ka vendosur të mos qëndrojë në klub. Ai pritet të largohet nga skuadra e Bundesligës përpara mbylljes së afatit kalimtar më 30 gusht.
Koman ka qenë në Bajern Munih për shtatë vjet, por ditët e tij në klub duket se janë të numëruara edhe pse ai ka fituar shumë trofe me klubin. Mediat shkruajnë se dy skuadrat e mëdha të Premier Ligës janë të interesuara për rekrutimin e 28-vjeçarit, me Man Sitin dhe Arsenalin që e duan. Barcelona dhe Al-Ahli po ashtu po e ndjekin situatën nga afër.
Koman ka ende tre vjet në kontratën e tij me Bajern Munihun, kështu që ai nuk ka gjasa të largohet për një çmim të ulët. Një huazim mund të jetë i mundshëm, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas për ish-lojtarin e Juventusit, i cili ka bërë 296 paraqitje dhe ka shënuar 64 gola për Bajernin.