Komandant Hoxha: Haraçina, beteja më e lavdishme e UÇK-së (Video)

Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkën komandanti Hoxha në UÇK, ka përkujtuar sot 20 vjetorin e Betejës së Haraçinës. Në një prononcim për gazetën LAJM, komandant Hoxha, ka thënë se kjo betejë ka qenë më e lavdishmja e UÇK-së. “Sot është 24 qershori, dita kur filloi beteja e lavdishme, beteja e UÇK-së në fshatin Haraçinë, më 24 qershor të vitit 2001. 20 vite pas, sot, kemi një situatë mjaftë të mjerueshme për arsyet se pas luftës këtu kishim shumë popullatë, komandanta që e përkujtonin betejën e lavdishme të UÇK-së, 20 pas, sot nuk kemi asnjë organizim.

Shifet qartë që politika e ka bërë të veten, gjithçka kundër kësaj beteje aq të madhe që ka qenë një ndër beteja më të suksesshme. Pse është beteja më e suksesshme e UÇK-së? Sepse UÇK-ja me 68 ushtarë u largua nga pozicionet e veta të komunës së Likovës dhe në afërsi të Shkupit për një organizim më pas se dy javësh, u mblodhën këtu trima nga të gjitha anët, më trimat. Ditën e nesërme u rrethuam nga të katër anët dhe u bëmë një batalion me 240 ushtarë dhe patëm përballët gjithë aparatin shtetëor”, tha mes tjerash Xhazair Shaqiri, komandant Hoxha./Gazeta LAJM