Xhezari Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka vendosur që pensionin e veteranit për një vit t’ia dhuroj Ushtrisë së Kosovës, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Edhe pse te vetmin burim finaciar e kam rrogën e veteranit, për një vit do t’ia jap fondit për Ushtrinë e Kosovë. Gjithashtu ftoj të gjithë veteranët që të kontribuojnë sipas mundësive.
Rroga e veteranit eshte simbolike 170 euro, por prapë ne ish UÇK-ja nese kemi armatim do të jemi te linjat e para kundër agresorit. Kjo për faktin se e njohim luften e afert me mir se çdo ushtar dhe nuk e lem Ushtrinë tonë te re ne veshtirësi”, është shprehur Hoxha. (INA)