Komandanti i KFOR-it: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

INA
INA

04/06/2023

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka folur për situatën në veriun e Kosovës.

Ai i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas shefit të misionit të NATO-s janë veprime të njëanshme.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai në një intervistë për gazetën italiane Corriere Della Sera.

Ristuccia tha se mjedisi në Kosovë është i mbushur me retorikë të rrezikshme.
“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”, tha ai.Numri një i misionit të NATO-s në Kosovë theksoi se janë arritur rezultate të mira gjatë njëzet vjetëve të fundit.

“Në njëzet vjetët e fundit janë arritur rezultate të rëndësishme. Edhe në kushtet e bashkëjetesës paqësore. Por, duke filluar nga viti 2021, vetëm një hap prapa, si karkalecat. Për shkak të polarizimit ekstrem të disa fakteve, të shfrytëzuara nga të gjitha palët e përfshira në emër të politikave ekstremiste, të cilat kanë cenuar stabilitetin mes dy grupeve etnike”, theksoi Ristuccia.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kris hill

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

kosove dhuna grave

Kosovë, 57 gra të vrara në 14 vjet

Dodik

Dodik kërcënon: Nëse votohet rezoluta për gjenocidin serb, do shkëputemi

mickoski-nikoloski

VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg

gjyljeta ukella

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

kurti me kandidatet vv maqedoni

Kurti takon kandidatët e VV-së për deputetë në Maqedoni

mpj22-696x385

Parlamenti Evropian korrigjon gabimin e emrit të shtetit për Maqedoninë e Veriut pas kërkesës së MPJ-së

Zana Avdiu

Zana Avdiu reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Gra, çohuni se s’ka me duru mo

shkolle klase

Për një vit u mbyllën 14 shkolla në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ