Komandanti i KFOR-it: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shumë i mirë

Picture of Ina Online
Ina Online

12/12/2024

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, tha se sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë, e cila është e ndjeshme ndaj keqpërdorimeve të mundshme.

Ai tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.

Në një intervistë për mediumin publik, komandanti i KFOR-it, duke folur për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se në këtë rast nuk ka pasur nevojë të dislokohet Forca e Sigurisë së Kosovës, sepse Policia e Kosovës,me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it, ka qenë absolutisht në gjendje ta menaxhojë atë situatë. Ai shtoi se për dislokimin e FSK-së ekzistojnë procedura të veçanta.

Gjeneral Barduani duke folur për sigurinë tha se situata është e qetë, por ende e brishtë, kryesisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, teksa shtoi se rreziku real për përshkallëzimin e tensioneve, përfshirë marrëdhëniet ndëretnike, sipas tij, është i lidhur me dezinformimin vend dhe në të gjithë rajonin. Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent. “Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”

TË FUNDIT

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025” në Turqi

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump

Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

ME TE LEXUARA

1
Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit "Winter EX 2025" në Turqi
1
Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump
1
Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)
1
Tërmet i fortë në Turqi
1
Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

LEXO MË SHUMË