Kombëtarja e mesfushorëve Ramadani e Gjasula: Në Poloni për pikë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Mars, 2023

Në ditën e katërt të grumbullimit të Kombëtares Shqiptare, ishte radha e dy mesfushorëve që me shumë mundësi do të jenë titullarë në sfidën me Poloninë. Ylber Ramadani dhe Klaus Gjasula, të cilët vunë theksin në rëndësinë e madhe të këtij 90 minutëshi, ndërsa u ndalën edhe te eksperienca e re me trajnerin Sylvinho.

Klaus Gjasula:

“Ne shkojmë atje për të dhënë maksimumin. Do të shohim si ecën ndeshja. Mendoj se nëse marrim pikë do të jetë mirë. Të dyja ndeshjet me Poloninë kanë treguar që mund të dilnim me fitore ose me një pikë. Ata kanë cilësi, në ditën e ndeshjes duhet të jemi të përqendruar.

Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim si ecën stërvitja dhe se si do të vendosë trajneri. Por unë dua të kem minuta, do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët.

Ne nuk e dimë si do të jetë situata te Polonia. Ne kemi një frymë të re me trajnerin. Do të mundohemi të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv. Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat pozitiv. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë.

Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin tonë. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para, me shumë emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Trajneri Silvinjo na ka treguar idetë e veta, edhe pse nuk ka shumë kohë në krye të kombëtares. E dimë që në të ardhmen do të bëhet më mirë, duke kaluar më shumë kohë së bashku.

Po, do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje”.

Ylber Ramadani:

“Do të shkojmë në Poloni dhe t’i qasemi ndeshjes nga fillimi me shumë seriozitet dhe duhet të bëjmë maksimumin që të dalim nga Varshava me rezultat pozitiv.

Secili trajner ka idetë e veta dhe punën e tij. Deri tani, trajneri Silvinjo është treguar shumë pozitiv dhe na ka dhënë shumë përkrahje. Krijon shumë atmosferë kur stërvitet me ne dhe kjo është shumë gjë pozitive me ne.

Do të bëj maksimumin dhe do stërvitem. Por është trajneri ai i cili e vendos se kush luan, ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë vetëbesim dhe përgjegjësi secili dhe besoj se ky do të jetë suksesi për të ardhmen.

Do punoj shumë, si tek ekipi im, si këtu. Por, është trajneri ai që vendos. Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv.

Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të arritur te goli. Duhet të merremi me detajet e vogla, dhe duhet të jemi të përqëndruar në ato detaje sepse kështu e pësuam edhe në ndeshjen e fundit. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

GUERRERO

Bayern Munchen arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

barcelonaa

Barcelona reagon pasi Messi zgjodhi ti bashkohet Inter Miamit

bad news eagles

BNE-ja mposht një tjetër ekip serb

futboll

Shqiptarët shpërthejnë me gola në Turqi

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

kombetarja

Sylvinho kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Moldavisë, formacion sulmues nga tekniku brazilian

Pep Guardiola

Guardiola: Në Stamboll, për të bërë realitet ëndrrën

kroacia futboll
Kante-600x360

Edhe Kante drejt Arabisë Saudite

INFO

NA NDIQ