Kombëtarja edhe pak orë para përballjes me Italinë, ja çfarë thotë Sylvinho?

Picture of ina-online
ina-online

14/06/2024

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo deklaroi sot se, “Shqipëria ndodhet në një grup shumë të vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme me Italinë e vlefshme për grupin B në “Euro 2024”, Silvinjo tha se, Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.

“Para së gjithash jam shumë i gëzuar që jam këtu. Kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve dhe është një nder i madh të jem me Shqipërinë në EURO 2024. Është fantastike për kapitenin pasi nuk ka luajtur në 2016-ën. Është një nder i madh për të që është kapiten këtu”, tha Silvinjo.

Për formacionin ai tha se, është pothuajse i gatshëm.

“E di që do të jetë e vështirë kundër kundërshtarëve tanë. Do të shkojmë për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. 11-shi startues është i gatshëm. Pas stërvitjes së fundit do të vendosim për 2 ose 3 emra të tjerë”, u shpreh ai.

Për 50 mijë tifozë shqiptarë që pritet të jenë nesër në stadium, Silvinjo tha se, “kemi aq shumë shqiptarë gjithandej nëpër botë. E dimë që ka shumë shqiptarë në Gjermani, Itali, Zvicër. Është një përgjegjësi shumë e madhe për ne të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Do të jetë akoma dhe më mirë që stadiumi të jetë i mbushur me ngjyrat kuqezi”.

Për ish-trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, Silvinjo tha se, “nuk kam folur me Mancinin për 6 muajt e fundit. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme duke fituar Europianin në 2021-shin. Ju e dini që qoftë Europian ose Botëror, Italia është një skuadër e nivelit më të lartë. Kanë fuqi, shkathtësi, aftësi. Italia është një nga skuadrat më të mira. Ajo kur del në fushë, shkon për të fituar të gjithë kompeticionin. Ne futemi për të marrë më të mirën”.

I pyetur për emocionet e kualifikimit në “Euro 2024”, tekniku brazilian theksoi se, “pas ndeshjes me Moldavinë, kur e premë biletën për në Europian, 6 muaj më vonë, ndjenjat janë njësoj si në atë ndeshje. Skuadra është shumë e motivuar. Djemtë janë të gatshëm dhe do të jetë një ditë e mrekullueshme. Pas ndeshjes me Italinë do të jetë dita me më shumë emocione. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën”.

Për skemën e Italisë, ai tha se, “kjo është një pikëpyetje e madhe për ju e për ne. Duke parë nga ajo që ka bërë Italia, ata mund të luajnë 4-3-3, ose 3-4-3. Ata kanë një anë të fuqishme dhe është e vështirë të thyen. Ka lojtarë që e mbajnë topin shumë mirë, janë të shkathët”.

Silvinjo u shpreh se presioni është mbi skuadrat e mëdha.

“E dimë se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Në vitin 2018 kemi nisur Botërorin me Brazilin dhe bëmë një ndeshje të barabartë me Zvicrën. Ata që janë favoritë, ndoshta do të kenë vështirësi. Ne kemi ardhur këtu për të provuar atë që duhet. Ata nuk mund t’i lejojnë vetes shumë gabime. Siç e kam thënë, ne do të dalim në fushë dhe do të luftojmë për çdo pikë. Është një garë e vështirë, por çdo gjë mund të ndodhë. Dhe ne do të provojmë”, u shpreh Silvinjo.

“Ne i kemi studiuar që të tre kundërshtarët tanë gjatë javëve të fundit. Kemi punuar 6-7 ditë për të krijuar një strategji. Kemi patur 3 apo 4 ditë për të punuar për ndeshjen e dytë dhe vlen njësoj për ndeshjen e tretë. Dëshira jonë është që të dalim aty dhe të bëjmë më të mirën”, tha ai.

I pyetur nga media ruse për mbrojtësin Mario Mitaj dhe sulmuesin Mirlind Daku që luajnë në Rusi, Silvinjo tha se, “janë dy lojtarë shumë të mëdhenj. Daku është një lojtar shumë i mirë. E kuptoj që mund të përmirësohen në ligën ruse. Aty, Daku mund të përmirësohet si sulmues i fuqishëm. Mitaj është një mbrojtës i majtë, edhe unë ashtu kam qenë. Është një lojtar taktik. E dua. E kam sjellë kur ka qenë 19 vjeç. E kam parë që mund ta ndihmojë ekipin e parë të Kombëtares. Më pëlqejnë që të dy dhe e di që mund të përmirësohen shumë në Rusi”, tha Silvinjo.

Shqipëria përballet me Italinë në ndeshjen e parë të kuqezinjve të “EURO 2024”, e cila do të luhet në Dortmund, më 15 qershor, në orën 21:00.

TË FUNDIT
7 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
8 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
9 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
9 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
22 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

24 orë
Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut
22 orë
​Milani tenton sërish për Brojën
9 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
9 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
8 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
1 ditë
Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ