Kombëtarja të premten luan ndaj Turqisë, flasin futbollistët

0

Ditën e premte Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Turqisë sfidën e radhës së kualifikueseve të Euro 2020, një përballje kjo që shihet nga kuqezinjtë si një përballje vendimtare për ecurinë e skuadrës sonë përfaqësuese në këtë fushatë dhe për shpresat e saj për një kualifikim të mundshëm për në evropianin e vitit të ardhshëm gjë që u theksua edhe nga Frederik Veseli. “Ndeshja me Turqinë ka shumë rëndësi sepse e dimë qe kemi mundësi të bëjmë hapa para nëse fitojmë. ne do të synojmë fitoren,.besoj dhe shpresoj që të mundim Turqinë e kemi bërë në miqësoren në Antalia. Ende synojmë kualifikimin në Evropian, nuk jemi ende matematikisht të eliminuar dhe një fitore ndaj Turqisë mund të rrisë shanset. Suksesi ndaj Islandës na ka ndihmuar dhe besoj se mund ta shfrytëzojmë lojën e mirë me Islandën edhe në ndeshjen me Turqinë”, ka thënë Veseli. Në të njëjtën linjë me Frederik Veselin ishte edhe Lorenc Trashi që grumbullohet për të tretën herë me kombëtaren shqiptare. “Do të kemi një ndeshje të fortë sepse Turqia luan në shtëpinë e saj përballë publikut të vet. duhet të japim maksimumin tonë për të arritur objektivin tonë që është fitorja sepse na jep shpresa për të parë më lartë, t’ia tregojmë fushës së lojës. Duhet të jemi kompaktë dhe të shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit, në ndeshje të tilla 2-3 shanse të jepen dhe ne duhet t’i shfrytëzojnë”, shprehet Trashi. Sfida mes Turqinë do të luhet ditën e premte në Fenerbahce Ulker Stadium, ndërkohë që 3 ditë më pas kuqezinjtë do të luajnë me Moldavinë, edhe kjo një ndeshje në transfertë.