KOMBINIMI I HYZMEQARËVE DHE ANALFABETËVE!

ina-online
ina-online

18/11/2023

shkruan: Shkëlzen Halimi

Faik Konica në një shkrim të tij të vitit 1923 bën fjalë për një soj njerëzish që nuk përtonin fare të bëheshin hyzmeqarë me penë. Pra, këta hyzmeqarë, ose siç i quante Konica, laro, me penën e tyre, për qëllime të ndryshme, pa e llogaritur fare dëmin, u bënin hyzmet atyre që kishin njëfarë pushteti.

Por, çuditërisht, ky “shërbim”, është prezent edhe ndër ne, në hapësirat shqiptare, sidomos në Maqedoninë e Veriut. Janë disa hyzmeqarë, që janë vënë në shërbim të disa analfabetëve të pushtetit dhe, gjithandej, ia mbajnë ison dhe duan që shefat të tyre para opinionit t’i prezantojnë si inteligjentë, si “intelektualë” që dinë të shkruajnë dhe të tregojnë se jo rastësisht janë me tituj akademikë dhe në pozita udhëheqëse.
“Infuzioni” i këtillë nuk ju bën derman analfabetëve funksional.

Megjithatë, kultura shqiptare nuk mund të zhvillohet me hyzmeqarë të penës apo me kalemxhinj, sidomos jo me kuadro partiakë që shpërblehen me poste të ndryshme dhe me përgjegjësi të madhe vetëm e vetëm për shkak të dëgjueshmërisë dhe besnikërisë së tyre deri në nivelin e qenit të stërvitur.
Çfarë nevojitet një i dëgjueshëm, kur është memec, kur nuk di t’i lidhë dy fjali apo të shkruajë një hartim të thjeshtë shkollor.
Pikërisht këta analfabetë, na dalin me opinione të shkruara, në të cilat çuditërisht nuk mund të gjesh pothuaj asnjë gabim gjuhësor, ndaj dhe atyre, para pasqyrës, vetja u duket si akademikë të rryer.

Prapa perdeve përfliten edhe shumë marifetllëqe tjera, të cilat thjeshtë të stepin kur sheh se si shtohet numri i atyre që botojnë libra. Edhe në këtë segment flitet për sojin e hyzmeqarëve, të cilët për pak lekë, bëjnë disa biçim libra shkencor, por shkruajnë edhe punime për magjistratura e doktoratura.

Vetëm mund ta paramendojmë peshën e dëmit që e bëjnë hyzmeqarët me penat e tyre. Kombinimi i hyzmeqarëve dhe analfabetëve është një kombinim fatal. Fatkeqësisht…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

Zekerija Idrizi

Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

atanas kostovski

Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

amina nuraj

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan

muhamer pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

crispi

“Mbani sytë nga Shqipëria”, si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë

Lutfi Dervishi

Falimentimi i fjalës

refugjate-emigrante

Pse emigrimi është kthyer sërish në një problem të madh?

INFO

NA NDIQ