Skandal/Komentatori Andin Lokaj e quan “hajvan” kryeministrin Kurti në transmetimin live

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2025

Komentatori Andin Lokaj gjatë fillimit të ndeshjes Juventus – Inter, bëri skandal të madh duke e fyer publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri më h*jvan në histori, e kam një dëshirë që kryeministri më h*jvan mos me dëgjoj sonte, se e nali.

Kryeministri, po çfare kryeministri more, me h*jvani”, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian.

Kompania televizive “ArtMotion” ka marrë masa ndaj Andin Lokajt për këtë skandal dhe ka reaguar!

“ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen”, reagon “ArtMotion”.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË