KOMENTI I GUXIMSHËM DHE I SINQERTË I NJË VAJZE SERBE (@biljanicaaa) në rrjetin social X (ish-Twitter) PËR THIRRJET “VRITE SERBIN” GJATË NDESHJES SHQIPËRI-KROACI:
“Vrite Serbin” thirrja e lëshuar nga tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë është një gjë e tmerrshme, por si mund t’i fajësojmë ata për këtë, kur:
1. Ne u kushtojmë murale të kriminelëve të luftës që kryen gjenocid në Srebrenicë.
2. Shkruajmë në mure “kur të kthehet ushtria në Kosovë”, e cila kërcënon drejtpërdrejt shqiptarët me luftë.
3. Sljivančanin, krimineli i dënuar për masakrën masive në Ovçara, del si i ftuar në ekranet televizive.
4. Krimineli i dënuar Lazareviq mban ligjërata në fakultete.
5. Njeriu që organizoi transportin e kufomave të shqiptarëve në Batajnicë dhe me frigoriferë, gjenerali Stevanoviq, sot jep mësim në një akademi policore.
6. Krimineli nga Bijeljina, Srdjan Goluboviq, i cili është fotografuar duke shkelmuar një boshnjake të vdekur në kokë, performon si DJ në Serbi.
7. Krimineli dhe dorasi i Shqiponjave të Bardha, Dragoslav Bokan, shëtit lirshëm në Beograd.
8. Krimineli Vojisllav Sheshelj, i cili i dëboi kroatët nga Vojvodina dhe bëri luftë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe shqiptarëve, sot shëtit lirshëm në Beograd dhe shkon kudo për vizitë.
9. Krimineli Kapiten Dragan, i cili kërkon lirimin e vrasësve të Gjingjiqit, shëtit lirshëm në Beograd.
10. Në çdo protestë të së djathtës dëgjohet kënga “Vrite një kroat që Shiptari të mbetet pa vëlla”.
11. “Thikë, tela, Srebrenicë” këndohet në çdo protestë të së djathtës.
12. Krimineli Dushko Kornjaça punon si mjek i respektuar në Novi Sad.
13. Gjenerali Novak Gjukiq jeton i lirë në Serbi, ai vrau njerëz në hyrjen e Tuzlës.
14. Gjenerali i Ushtrisë së Republikës Srprska Milomir Savçiq, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, jeton i mbrojtur nga Serbia.
15. E kështu me radhë, mund të renditet pafund…
Serbë, le ta pastrojmë oborrin tonë një here pastaj t’i hedhim gurë të tjerëve
“Kush është pa mëkat, le të hedhë gurin e parë”, tha Jezu Krishti