Komentuesi i shkruan Ramës: Kam zbuluar ilaçin kundër koronavirusit. Kryeministri: Çoje në Shtëpinë e Bardhë, se ne jemi mbyllur

0

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv këto kohë jo vetëm me mesazhet e herë pas hershme që jep, por dhe me komentet që bën në FB.

Së fundmi, një komentues i ka shkruajtur Ramës se ka gjetur ilaçin për të luftuar koronavirusin, ndërsa kryeministri ia kthen me ironi, që ta çojë në Shtëpinë e Bardhë.

Qytetari: Nesër është e hënë, dita e parë e javës. Ju lutem a mund të na thoni se në cilin institucion shtetëror duhet ta dorëzoj projektin për zbulimin e substancës së aftë, për të shëruar sëmundjet virale, përfshi këtu dhe koronavirusin?

Rama: Atë nise me email në Shtëpinë e Bardhë, se nuk ka institucion shkencor hapur këtu!