Komisioni anketues për rastin e onkologjisë filloi me marrjen në pyetje të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë Hasani

Picture of INA
INA

25/10/2023

Komisioni anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë sot vazhdoi me marrjen në pyetje të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Kryetarja e Komisionit anketues për rastin e Klinikës së onkologjisë Rashela Mizrahi njoftoi se në seancën e sotme janë ftuar për pyetje zëvendësministrat Ilir Hasani, Vladimir Rendevski, Jovica Andonovski, ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, pastaj Maja Manoleva dhe të tjerë funksionarë në institucione shëndetësore.

Mizrahi javën e kaluar tha se pret që marrja në pyetje e dëshmitarëve të përfundojë deri më 3 nëntor, pas së cilës në një afat prej 30 ditësh të shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe konkluzionet të dërgohen në Kuvend.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Ivan Xholev se formimi i Komisionit është i palejueshëm në kohën kur ka hetime aktive për rastin, Mizrahi atëherë theksoi se nuk sheh asgjë kontestuese dhe se kërkojnë vetëm përgjegjësi politike.

“Ekzistimi dhe kompetencat e Komisionit anketues janë të definuara në Kushtetutë. Ne kërkojmë përgjegjësi politike, por në përputhje me nenin 76 mund që nga përgjegjësia politike të dalë edhe përgjegjësi të tjetër si përgjegjësi penale ose civile. Plenumi e ka votuar atë Komisioni hetimor dhe ne jemi duke shqyrtuar dokumentacionin që është relevant nga institucionet dhe personat që i quajmë dëshmitarë janë nga ato institucione, kështu që nuk shoh asgjë kontestuese”, deklaroi Mizrahi.

Deri më tani, para Komisionit anketues kanë folur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Bekim Sali, ministri aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ish drejtorët dhe ato aktual të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Magdalena Filipovska Grashkovska.

Vendimi për formimin e Komisionit hetues është marrë më 20 shtator, pasi Prokuroria Publike ka hapur procedurën para-hetimore pas akuzave publike për abuzim me ilaçe në këtë klinikë.

Akuzat për abuzim me ilaçe në klinikë shkaktuan reagime publike dhe një sërë protestash.

TË FUNDIT
49 minuta
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
2 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
2 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
2 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

ME TE LEXUARA

11 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
1 ditë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
21 orë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
4 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
1 ditë
Samiti i NATO-s, shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samit

LEXO MË SHUMË

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

IMG_4341

Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

BDI Ali Ahmeti

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

biden trump

Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

INFO

NA NDIQ