Komisioni Evropian propozon ndihmë financiare deri në 100 milionë euro për vendin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Shkurt, 2023

Komisioni Evropian (KE) propozoi sot që Maqedonisë së Veriut t’i ofrojë deri në 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare.

Në njoftim thuhet se KE i qëndron përkrah Maqedonisë në kohë të vështira, sepse pas pushtimit rus të Ukrainës, bilanci i jashtëm i vendit është përkeqësuar për shkak të varësisë së madhe nga importi i karburanteve dhe energjisë elektrike dhe këtë vit pritet të kthehen shuma të mëdha, përcjell INA.

“Ndihma e propozuar do të kontribuojë në mbulimin e nevojave financiare të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023 dhe 2024, duke mbështetur qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore. “Propozimi i sotëm shoqëron programin e mbështetjes 24 mujore të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), deri në 530 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ndihma do të jetë në formë kredie dhe do të paguhet në dy këste. Pagesa do të kushtëzohet me zbatimin e reformave në menaxhimin fiskal, politikën tatimore, investimet publike, efiçencën e energjisë, reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në fusha të tjera.

Ndihma e propozuar duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian. Ndihma u njoftua nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup në tetor të vitit të kaluar. Fjala është për fondet nga paketa që KE vendosi gjatë krizës së Covid-it. Në vitin 2020 dhe 2021, Maqedonia përdori 160 milionë euro mbështetje marko-financiare nga BE-ja për t’u marrë me pasojat ekonomike të koronavirusit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Jeff_Hovenier

Hovenier: Kriza në veri të Kosovës ishte e panevojshme dhe dëmtoi marrëdhëniet e saj më SHBA-në

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

danela-arsovska2

Arsovska: Nëse nuk do të ishte hakuar sistemi financiar, do të ishin paguar transaksionet tona

veriu kosoves leposaviq

LIVE: NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë – kjo është lëvizja e fundit nga Lista Serbe!

INFO

NA NDIQ