Komisioni për emërime dhe zgjedhje duhet ta përcaktojë Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

INA
INA

27/12/2023

Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë seancë, ku pritet të miratohet Propozim-vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, në bazë të propozimeve të partive politike.

Abdush Demiri, i përkrahur nga koalicioni i opozitës shqiptare, Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili, i përkrahur nga Partia Demokratike Evropiane, kryetar i së cilës është Arianit Hoxha, janë kandidatë për anëtarë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Pas përcaktimit të kandidatit, ai duhet të votohet në seancë të Kuvendit. Anëtari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve zgjedhet me shumicë prej dy të tretave.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur i zbrazët.

Paraprakisht, Komisioni për çështje të Zgjedhor zgjedhjeve dhe emërimeve, përcaktoi listë me pesë kandidatë për anëtarë të KSHZ-së: Berat Dauti, jurist i diplomuar nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër për paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adili, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Samir Rakipi, jurist i diplomuar nga Tetova.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

INFO

NA NDIQ