Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet

Picture of INA
INA

28/05/2024

Kryetarja e Komisioni Verifikues, Dafina Stojanovska njoftoi se Bilall Kasami, përmes një shkrimi më 23 maj ka kërkuar që mos t’i verifikohet mandati si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Stojanovska tha se Komisioni ka pranuar kërkesën e Kasamit, i cili ka hequr dorë nga pozita e deputetit.

Kuvendi e filloi mbledhjen konstitutive të përbërjes së re parlamentare, me të cilën kryeson deputetja më e vjetër Merita Kolçi Koxhaxhiku. Të pranishëm janë 117 deputetë, ndërsa ishte zgjedhur Komisioni Verifikues pas çka është dhënë pauzë që ai të debatojë.

Në seancë marin pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Talat Xhaferi, ministra në qeverinë teknike, përfaqësues të institucioneve në shtet dhe të korit diplomatik.

Për kryetar të Komisionit Verifikues është zgjedhur Dafina Stojanovska, ndërsa për anëtarë Bllagica Llasovska, Daniela Nikollova, Diana Toska dhe Bekim Sali. Nga 117 deputetë të pranishëm, për këtë propozim votuan 100 nga deputetët, prej të cilëve 94 votuan “për”, ndërsa gjashtë ishin kundër, ndërsa të përmbajtur nuk kishte.

Deputeti Borislav Kërmov nga E majta, i cili votoi kundër këtij propozimi, ka reaguar për shkak se dy nga anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Mandateve janë nga e njëjta parti politike, gjë që sipas tij nuk është në përputhje me Rregulloren e punës, e cila parashikon që deputetë të partive të ndryshme politike dhe njëri prej anëtarëve duhet të jetë nga E majta, si partia e katërt për nga numri i deputetëve.

“Ju e interpretoni fjalën ‘ndryshe’ si të njëjtë ose si përfaqësim proporcional ose si adekuate, që është term disi i paqartë dhe nga ky interpretim ju në fakt keni dëmtuar Të majtën për një anëtar të këtij komisioni, sepse është partia e katërt në Kuvend. Pra, që në fillim kemi filluar me praktika të këqija”, tha Kërmov.

Kryesuesja Kolçi Koxhaxhiku replikoi se zgjedhja e anëtarëve është konfirmuar dhe dakorduar në koordinim me koordinatorët e të gjitha partive politike.

Kolçi Koxhaxhiku në fillim të mbledhjes i emëroi deputetët Halil Snopçe dhe Bekim Sali për zëvendës të saj të cilët sipas nevojës do të mund ta zëvendësojnë si kryesues me seancën konstitutive.

Pas pauzës pritet që Kuvendi të vazhdojë me verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, zgjedhjen e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimum tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN.

Kuvendi do të ketë 120 deputetë, por në seancë pritet të marrin pjesë vetëm 118 për shkak se mandatet e tyre tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe atyre u janë lëshuar certifikatat. Procedurat e ankimimit janë ende në vazhdim për dy mandate që u rivotuan të mërkurën e kaluar.

Në përbërjen e re parlamentare koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka më së shumti deputetë – 58, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja ka 18 deputetë, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja ka po aq deputetë 18, koalicioni “Vlen” ka 14, “E majta” gjashtë dhe “ZNAM” gjashtë deputetë.

Procedurat e ankimimit për rivotimin e fundit në fshatin Llërcë të Zhelinës janë ende në vazhdim dhe nuk dihet nëse “Vlen” do ta mbajë këtë mandat. Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti drejtues në Alternativa, e cila është pjesë e Koalicionit “Vlen”. Bilal Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA, pjesë e këtij koalicioni dhe kryetar i Komunës së Tetovës, nga ana tjetër ka hequr dorë nga mandati i deputetit dhe ka kërkuar që në seancën e sotme të mos verifikohet.

Me këtë përbërje parlamentare fillon zbatimi i Rregullores së re të punës në Kuvend

TË FUNDIT
11 minuta
Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën
14 minuta
Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës
1 orë
Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane
1 orë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
2 orë
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

ME TE LEXUARA

7 orë
Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi
1 ditë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)
2 orë
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
18 orë
Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita
6 orë
Arrestohet një shtetas i Sllovenisë në Shkup, dyshohet për vjedhje të rëndë
1 ditë
Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

448950491_1036715154484673_7586924692570773989_n

Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Murtezani-Mariciq-750x430

Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane

IMG_3551

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

INFO

NA NDIQ