“Komitët” fyerje ndaj lojtarëve të Shkëndijës në derbin e madh pa fitues (VIDEO)

0

Sot u zhvillua derbi i madh midis dy klubeve më të mëdha Shkëndija e Tetovës dhe Vardari i Shkupit, në përballjen që u luajt në stadiumin e Maxharit në Shkup. Ndeshja ka përfunduar me barazim pa gola, edhe përkundër disa shanseve nga të dyja anët. Megjithatë ajo që ka ndikuar për të keq në këtë ndeshje kanë qenë tifozët “Komiti” të Vardarit, të cilët gjatë gjithë lojës kanë ofenduar lojtarët e Shkëndijës, duke vijuar në kore dhe përmes këngëve të ndryshme.

Siç mësohet delegatët e takimit kanë regjistruar këto raste dhe se pritet të ndërmarren masa ndaj klubit dhe tifozëve të Vardarit.