Komitët kërcënojnë: Do të vijmë pas jush dhe familjeve tuaja!/FOTO

0

Grupi i tifozëve “Komitat” në Maqedoni sërish kanë përcjellë një mesazh me tone kërcënuese dhe paralajmëruese për ata siç thuhet që duan të ndërrojnë emrin. Në faqen e tyre zyrtare të facebook-ut, shkruajnë se nuk duan të ndërhyjnë në çështje politike, por nuk lejojnë që të preket identiteti kombëtar, informon INA.

“Ne mbajmë emrin e shenjtë Komita, dhe për këtë jemi të obliguar që ta mbrojmë në çdo rast dhe kundër çdo kujt. Porosi për të gjithë ata që janë të përfshirë në ndërrimin e emrit shekullor: Do të vijmë pas jush dhe familjes tuaj!”, kanë shkruar “Komitat”, duke qenë një kërcënim direkt ndaj krerëve qeveritarë.

Ata thonë se do të ngadhënjejnë idealet e paraardhësve dhe do të dëshmojmë me dinjitet duke çuar në vend amanetin e tyre. “Të gjithë ata janë Komita, nëse kanë harruar, betimi ynë është ‘për Maqedoni të lirë dhe të pavarur’.”, kanë shkruar nga ky grup i tifozëve, që tre ditë më parë ishin pjesë e një proteste të thirrur në Shkup. (INA)