Komiteti i Helsinkit: Deputetët heshtën para qytetarëve në kohën kur kishin më shumë nevojë për ta

Picture of Ina Online
Ina Online

28/03/2025

Kanë kaluar gati dy javë nga tragjedia në Koçan dhe Kuvendi ende po i shtyn seancat e tij, përfshirë edhe seancën e pyetjeve parlamentare. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme që deputetët të mos mbajnë seanca në momentin e një tragjedie të tillë, kur qytetarët presin përgjigje, kur duhet analizuar sistemi dhe të miratohen hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrë Kuvendi në kuadër të kompetencave të tij, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

– Advertisements –

Nga ky Komitet kujtojnë se funksioni legjislativ i Kuvendit është vetëm një nga funksionet themelore kushtetuese që ka. Kuvendi ka funksion përfaqësues dhe mbikëqyrës, dhe pyetjet parlamentare janë një nga format themelore të mbikëqyrjes mbi punën e Qeverisë dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike.

“Kuvendi ka mekanizma përmes të cilëve mund të veprojë, siç është formimi i trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm për çdo çështje me interes publik. Në këtë rast konkret, sipas nenit 76 të Kushtetutës, Kuvendi mund të krijojë një komision hetimor për të gjitha fushat dhe për çdo çështje me interes publik dhe konstatimet e tij mund të përbëjnë bazën për përcaktimin e përgjegjësisë së titullarëve të funksioneve publike. Prandaj, është e pakuptueshme që Kuvendi, duke i pasur këto mekanizma në dispozicion, në vend që t’i përdorë, vendosi të mos mbajë seanca. Është logjike të shtrohet pyetja se cila është nevoja e ekzistimit të organit më të lartë përfaqësues të qytetarëve, kur përfaqësuesit e zgjedhur që e përbëjnë atë kanë vendosur të heshtin para qytetarëve që kanë zgjedhur në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë për to”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË