Komiteti i Helsinkit: Kaosi me pasaportat shkelje e lirisë së lëvizjes, qytetarët mund ta padisin shtetin

INA
INA

14/02/2024

Qytetarët mbeten të pafavorizuar për shkak të çorganizimit të shtetit për të përmbushur me shpejtësi detyrimet e marra nga Marrëveshja e Prespës dhe për të organizuar nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri kushtetues.

Kjo prek të gjithë qytetarët që nuk kanë dokumente të reja udhëtimi, e veçanërisht ata të cilëve u janë lëshuar dokumentet në formularë të vjetër në periudhën 2019-2022, thonë nga Komiteti i Helsinkit, transmeton Portalb.mk.

Ata theksojnë se përkundër faktit se më 12 shkurt u miratuan ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacion, me të cilat u vazhdua vlefshmëria e patentës së shoferit dhe librezës së trafikut, ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Rrugore nuk u vunë fare në rendin e ditës së Kuvendit.

“Situata aktuale ku pothuajse gjysma e qytetarëve nuk kanë dokumente të reja udhëtimi dhe nuk ka perspektivë që t’i marrin ato së shpejti, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për realizimin e të drejtës për lëvizje të lirë. Mos gjetja e një zgjidhjeje ligjore apo tjetër për këtë situatë me pavlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit mund të ketë implikime të rënda financiare për shtetin. Konkretisht, shkelja e të drejtës së lëvizjes së lirë të shkaktuar nga kaosi në pajisjen me dokumente të reja të udhëtimit, të cilat nuk mund t’u përgjigjen qytetarëve, u jep atyre një bazë shumë solide për të paditur shtetin për shkeljen e të drejtave të tyre dhe për t’i fituar ato procedurat në dobi të tyre”, shtojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Shembull për këtë, sipas Helsinkit, është Vendimi U. nr. 189/2012 i datës 25.06.2014 i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin Gjykata shfuqizoi disa dispozita të Ligjit të atëhershëm për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Edhe në atë rast, Qeveria kufizoi të drejtën themelore të lëvizjes së lirë, duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në asnjë rast kjo arsye nuk mund të konsiderohet si bazë për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, që do të nënkuptonte shkelje të të drejtave të tyre themelore.

“Po ashtu, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut gabimisht janë të informuar për mundësitë e udhëtimit me pasaportë të lëshuar nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore jashtë vendit. E vërteta është se ai dokument është i vlefshëm për ta vetëm një herë – ata mund të vijnë në vend pa probleme, nuk do të mund të largohen nga vendi, domethënë nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit derisa të marrin dokument të ri udhëtimi. Përveç kësaj, përveç bindjes së autoriteteve se funksionon caktimi falas telefonik dhe elektronik për fillimin e procedurës së nxjerrjes së dokumenteve – ata janë jashtë funksionit”, thonë nga KH.

Kjo, sipas tyre, është një shfaqje e qartë e mungesës së kujdesit të shtetit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive në të njëjtën kohë me përmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasojat e të cilave i bartin vetë qytetarët. Presim që përgjegjësinë ta mbajnë të gjitha organet kompetente shtetërore dhe personat në pozita drejtuese në ato organe që kanë sjellë deri te kjo gjendje.

Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Brendshme që të marrë të gjitha masat për lëshimin efikas dhe të shpejtë të pasaportave të reja dhe në këtë mënyrë të ndalojë shkeljen e të drejtës themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes.

Ky Komitet për të njëjtën situatë reagoi edhe një javë më parë.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ