Komiteti i Senatit e miraton Mike Pompeo për Sekretar të Shtetit

0

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara miratoi emërimin e drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, në postin e sekretarit amerikan të Shtetit.

Emërimi i Pompeos u miratua me të 11 votat për të republikanëve, ndërsa nga dhjetë demokratët e Komitetit, nëntë votuan kundër.