Bajern Munihu fitoi 3-2 ndaj Volfsburg në ndeshjen e javës së parë në Bundesliga. Kjo ishte edhe sfida e parë e trajnerit Vinsent Kompani në stolin e bavarezëve.
“Më pëlqeu sepse ishte ndeshja ime e parë si trajner i Bundesligës. Në pjesën e parë gjithçka funksionoi mirë. Ne nuk u dhamë asnjë rast shënimi kundërshtarëve dhe kishim tonat për të shënuar më shumë pas avantazhit. Rikthimi në fushën e lojës në pjesën e dytë ishte tronditës”, kujton Kompani.
“Nëse pëson gol pas 20 sekondash pasi ka nisur ndeshja, humbet vrullin. Natyrisht që na goditi dhe Ëolfsburgu mori vrullin. Më pas pësuam edhe golin e dytë dhe atmosfera u ndez”, shprehet trajneri belg.
“Gjithsesi, e rëndësishme është që kemi sjellë në shtëpi tre pikët. Mund të kishim humbur ose barazuar ndeshjen, por fituam. Kjo tregon mentalitetin tonë”, nënvizoi më tej Kompani për mediat. Për trajnerin belg ishte e rëndësishme që skuadra reagoi edhe nëse u desh pak kohë në pjesën e dytë. Aktivizimi i Tomas Mulerit në minutën e 65-të sigurisht që rigjallëroi shpresat e “Die Roten”, duke luajtur një rol kyç në triumfin e tyre përfundimtar.